Ndalet rryma në ndeshjen evropiane në Prishtinë! Munishi: Zoti ju marroftë

- Bota Sot

Ndalet rryma në ndeshjen evropiane në Prishtinë! Munishi: Zoti ju marroftë

Sonte ka ndodhur një rast i paprecedent në ndeshjen e Conference League në futboll, mes Ballkanit të Therandës dhe Floriana-s nga Malta.

Në fund të pjesës së parë është ndalur rryma, duke shkaktuar shqetësime të mëdha.

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë për pak minutat mbetet në terr.

Si pasojë, gjyqtari u detyrua ta mbyllë para kohe pjesën e parë.

Trajneri Ismet Munishi ka shpërthyer me këtë rast.

“Kështu ndalne rrymën , le ta merr vesh krejt Evropa që jemi bërlloga shtet! 

Zoti ju marroftë!”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot