Ballkani e ka nisur ashtu si i ka hije garat evropiane, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj skuadrës nga Malta, Floriana.
Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll.
Ballkani i Therandës ka treguar lojë të mirë dhe me meritë e ka mposhtur rivalin.
E zeza e kësaj ndeshje është minuta e fundit e pjesës së parë kur fiken dritat në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ky ishte një turp i madh.
Stadiumi në errësirë, si pasojë, gjyqtari u detyrua ta mbyllë para kohe pjesën e parë.
Futbollistët Bleart Tolaj dhe Sunday Adetunji, janë kreatorë të fitores së thellë.
Për Ballkanin shënuan Bleart Tolaj (14 e 32) dhe Sunday Adetunji (27 e 76) dhe për udhëtuesit Grech (8 - nga penalltia) e Jah (25).
Ballkani ka epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit dhe me një këmbë gjendet në rrethin e tretë.