Rumuni nuk e duron humbjen nga shqiptarët, përzë dy lojtarë

- Bota Sot

Rumuni nuk e duron humbjen nga shqiptarët, përzë dy lojtarë

Presidenti i klubit Steaua nga Bukureshti, Gigi Becali, nuk e duron humbjen nga skuadar shqiptare Shkëndija e Tetovës, me rezultat 1:0, në sfidën e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll.

“Becali njoftoi vendimet drastike në FC Steaua pas humbjes në Shkup kundër Shkendijës, me rezultatin 0:1.

I bindur se Steaua do të ketë një mision të lehtë në Shkup, Gigi Becali pati një reagim të ashpër pas humbjes së pësuar të martën në mbrëmje.

Pronari i kampionit rumun njoftoi se Marius Stefanescu dhe Ovidiu Perianu, i cili hyri në lojë në minutën e 63-të, nuk do të luajnë më për ekipin e tij”, ka shkruar media rumune “Sport”.

"Për çfarë duhet të jetoj? Kam nxjerrë disa përfundime. Lidhur me lojtarët. Do të kualifikohemi, është mirë që ndodhi tani. E di çfarë duhet të bëj. Perianu nuk ka punë në këtë ekip. Ai po shkon mirë në stërvitje, është i shkëlqyeshëm dhe po e fusni në lojë. Por ai nuk ka punë në këtë ekip. Unë nuk po bëj skandal me ekipin, ju thashë kaq!

Perianu nuk ka punë në këtë ekip, as Ștefănescu. Nesër, rendi im do të jetë: Malcon Edjouma dhe Baluța, përsëri në ekip. Perianu dhe Ștefaescu do të dalin.

Perianu po mban vendin e gabuar në ekip. Nëse e lini për ndeshjen e kthimit, do të kualifikohemi. Por futbolli nuk funksionon kështu", tha Becali në Digisport.

Ndeshja e kthimit midis Steausë dhe Shkendijës luhet të mërkurën, më 30 korrik, në orën 20:30, në Arenën Kombëtare në Bukuresht!



Read it all at Bota Sot