Në prag të duelit evropian, Xhaferi u jep lajmin e keq tifozëve

- Bota Sot

Në prag të duelit evropian, Xhaferi u jep lajmin e keq tifozëve

Vllaznia do të luajë të enjten e 24 korrikut, ndeshjen e parë të fazës së dytë të Conference League përballë Vikingur Reykjavik. Në prag të duelit përballë islandezëve në “Loro Boriçi”, ka folur presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi.

Për “RTSH Shkodra”, numri një i Vllaznisë ka folur për përgatitjet në kuadër të këtij dueli, teksa konfirmon mungesën e Klinti Qatos për shkak dëmtimi, duke u dhënë tifozëve një lajm aspak të mirë.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e së enjtes. Ekipi besoj se është në momentin e tij më të mirë, duke pasur parasysh edhe entuziazmin e kalimit të turit.

Kemi një frymë pozitive në ekip. Forma e lojtarëve është e mirë, përveç Qatos, i cili do të na mungojë në këtë ndeshje.

Pjesa tjetër e lojtarëve besoj se do të jetë prezent në dispozicion të trajnerit dhe i premtojmë të gjithë opinionit shkodran, që përveç atmosferës fantastike që do të jetë në shtëpinë tonë ‘Loro Boriçi’, do të bëjmë më të mirën dhe maksimumin tonë. Besoj se do të jetë një spektakël atë natë”, u shpreh Xhaferi për “RTSH Shkodra”.



Read it all at Bota Sot