Skuadra angleze po përgatitë një ofertë serioze për transferimin e Rodrygos

- Bota Sot

Skuadra angleze po përgatitë një ofertë serioze për transferimin e Rodrygos

E ardhmja e Rodrygos vazhdon të jetë e paqartë, pasi nuk dihet nëse ai do të qëndrojë te Real Madridi apo do të largohet këtë verë.

Sulmuesi brazilian ka tërhequr interes nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Liverpoolin dhe Bayern Munich. Megjithatë, asnjë ofertë konkrete nuk është paraqitur nga këto dy skuadra.

Sipas “Diario AS”, është Tottenham Hotspur që po ndërmerr hapa konkretë për transferimin e tij, duke përgatitur një ofertë serioze.

Pas fitores në Ligën e Evropës dhe ndryshimeve në pankinë, klubi londinez po ndërton një skuadër të re ambicioze dhe e sheh Rodrygon si një element kyç për fazën sulmuese.

Tottenham ka shpenzuar tashmë mbi 200 milionë euro këtë verë, duke afruar Mohammed Kudus, Morgan Gibbs-White, si dhe duke aktivizuar blerjet për Mathys Tel dhe Kevin Danso.

Në rast se Rodrygo pranon ofertën, ai pritet të bëhet menjëherë fytyra kryesore e projektit të ri të Spurs.

Tani për tani, gjithçka mbetet e hapur. Vendimi përfundimtar pritet në javët në vijim, ndërsa Real Madridi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri me Rodrygon ende në skuadër.



Read it all at Bota Sot