Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh

- Bota Sot

Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh

Chelsea dhe Leipzig janë në bisedime për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm lojtarësh.

Bëhet fjalë për Xavi Simons (luan me Leipzig) dhe Carney Chukwuemeka (luan me Chelsea).

Klubi anglez është në bisedime për të sjellë Simons në Londër, ndërsa klubi gjerman ka syrin te mesfushori i “blues”. Talenti holandez i Leipzig e mirëpret një transferim te kampionët e saposhpallur të botës.

Është e qartë se Chelsea duhet të zëvendësojnë disa sulmues të tepërt si Joao Felix,

Nkunku dhe Sterling, që do të largohen. Ndaj  Xavi Simons konsiderohet si zgjedhja e duhur për sulmin, lojtar që mund të luajë edhe në krahë.

Në kahun tjetër, 21-vjeçari Carney Chukwuemeka, luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Borussia Dortmund, duke realizuar edhe një gol në Bundesliga. Ndaj, një lojtar që e njeh mirë kampionatin gjerman.

Natyrisht që Chelsea do të paguajë edhe një shumë parash për të barazuar vlerën e dy futbollistëve, çka nuk do të ishte një problem për londinezët. Palët synojnë ta mbyllin marrëveshjen Brenda korrikut..



Read it all at Bota Sot