Rusët vrasin civilin në biçikletë, ukrainasit hakmerren menjëherë për këtë krim – pamje nga droni

- Bota Sot

Rusët vrasin civilin në biçikletë, ukrainasit hakmerren menjëherë për këtë krim – pamje nga droni

Forcat ruse kanë qëlluar për vdekje një civil që ishte në biçikletë në fshatin Torske në rajonin e Donetskut.

Ishte Brigada e 63-të e Forcave të Armatosura të Ukrainës që regjistruan këtë krim, dhe u hakmorën ndaj rusëve të përfshirë në vrasjen e civilit.

Kjo brigadë thotë se rusët qëllimshëm qëlluan civilin, dhe pasi u rrëzua në tokë e qëlluan edhe disa herë që të siguroheshin se ka vdekur.

“Nuk është fshehtësi që rusët janë vrasës dhe bastardë. Megjithatë, ne rrallë kemi rastin të filmojmë live veprimet e tyre jo humane. Kësaj radhe, arritëm ta bëjmë këtë – rusët qëlluan civilin në Torske dhe e bën qëllimshëm. Për raste të tilla nuk ka nevojë për proces gjyqësor – pra nevojitet vetëm hakmarrje”, u tha nga kjo brigadë.

Është raportuar se operatorët ukrainas të dronëve dhe artileria lokalizuan ushtarët rusë të përfshirë në krim dhe u ndëshkuan.



Read it all at Bota Sot