Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në Shkup, me rezultat 1:0 ndaj Steaua-s nga Bukureshti, në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Champions League.
Mediumi rumun “Sport” paralajmëron shikueshmëri të madhe në stadiumin “Arena National” në Bukuresht.
“Rreth 30,000 spektatorë priten për ndeshjen e kthimit kundër Shkendijës.
Rikthimi në stadiumin më të madh të vendit do të siguronte një numër të madh spektatorësh, me rreth 30,000 tifozë që priten të janë në tribuna”, shkruan mes të thera mediumi rumun.
Fituesi i këtiij takimi do të takohet me Shelbournen (Irlandë) ose Qarabagun (Azerbajxhan).