Vllaznia kundër Vikingurit

- Bota Sot

Vllaznia kundër Vikingurit

Vllaznia ka vijuar me përgatitjet stërvitore në kuadër të ndeshjeve të turit të dytë të “Conference League”.

Shkodranët do të jenë në një përballje dyshe ndaj islandezëve të Vikingur, me duelin e parë që luhet në Shkodër këtë të enjte dhe takimin e kthimit një javë më pas në ishullin islandez

.Por, përpara këtij dueli ndaj skandinavëve janë dy futbollistë që shqetësojnë te Vllaznia.

Fjala është për Ardit Krymin dhe Klinti Qaton, me dy mesfushorët që kanë disa probleme fizike të mbartura që nga ndeshjet ndaj Daugavpils. Për Krymin seancat stërvitore të zhvilluara në këtë fillimjavë nuk kanë qenë të plota.

Me 29- vjeçarin që kryesisht ka zhvilluar vrapime në grup e po ashtu individuale.

Duke mos u përfshirë në lojërat me top apo vendosjet taktike të aplikuara nga trajneri Martini.

Megjithatë, për zëvendëskapitenin e shkodranëve duket se do të ketë një sakrificë.

Ku numri “6” do të “shtrëngojë dhëmbët” dhe do të jetë në fushën e lojës. Ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Daugavpils, ku pavarësisht formës jo në 100%, ishte në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij për kualifikimin e kuqebluve.



Read it all at Bota Sot