Luis Diaz i kërkon Liverpool të pranojë ofertën e Bayern-it

- Bota Sot

Luis Diaz i kërkon Liverpool të pranojë ofertën e Bayern-it

Transferimi i Luis Diaz në Mynih është vetëm çështje kohe.

Në Angli janë të bindur se Liverpool nuk pengon dot kolumbianin, i cili thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të pranojnë ofertën e tretë të përmirësuar të Bayern-it.

Pas dy ofertave të para, Bayern po përgatit të tretën, e cila nuk do të jetë më shumë se 75 milionë euro.

Është kjo shifra që Bayern mendon se nuk do ta kalojë kurrë në rast të një tjetër refuzimi nga ana e Liverpool.

Në këtë tratativë Bayern është komod pasi ka arritur edhe akordin me lojtarin, i cili do të përfitojë 13-14 milionë euro në sezon në Mynih. Diaz kërkon që të largohet pasi Liverpool i kishte premtuar rinovim të kontratës aktuale me përmirësim të ndjeshëm të pagës që në muajin mars].



Read it all at Bota Sot