Gati për Milanin

- Bota Sot

Gati për Milanin

Ndërsa Max Allegri është gati të drejtojë Milanin e tij të parë në një miqësore ndaj Arsenalit (ora 13:30 në Singapor), vetëm dhjetë minuta më pas në aeroportin e Malpensës pritet të mbërrijë blerja e tretë e verës për kuqezinjtë: Pervis Estupinán.

Mbrojtësi i majtë ekuadorian, i marrë nga Brighton për 18 milionë euro, do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë ditës së sotme, përpara se të firmosë një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Allegri dëshiron të ketë sa më shpejt të gjithë skuadrën në dispozicion për turneun aziatik. Kjo do të thotë që në mbrëmje lojtari do të niset menjëherë drejt Hong Kongut, ku do të bashkohet me shokët e rinj për ndeshjen miqësore ndaj Liverpool-it, që do të zhvillohet të shtunën. Një test i fortë për Estupiñán-in, i cili do të ketë mundësinë të ndiejë edhe një herë atmosferën e stilit anglez të lojës, këtë herë përballë.

Pas zyrtarizimit të Estupiñán, merkatoja e Milanit nuk ndalet. Objektivi kryesor për krahun e djathtë mbetet Désiré Doué, por aktualisht ka ende distancë mes ofertës dhe kërkesës. Në mesfushë, Jashari shihet si element kyç për skemën e Allegrit, por belgët nuk kanë dhënë ende dritën jeshile për largimin e tij.

Në sulm, gjithçka është ende në pritje. Drejtori Tare po punon për të realizuar një operacion të vështirë: transferimin e Dusan Vlahovic. Për momentin është një mision i komplikuar, pasi kërkohet një përpjekje e madhe si nga Juventusi ashtu edhe nga vetë lojtari për të ulur kërkesat për kartonin dhe pagën. Milan do të provojë deri në fund.



Read it all at Bota Sot