Juventusi po përforcon ndjeshëm skuadrën për sezonin e ri dhe pas afrimit të sulmuesit Jonathan David, drejtuesit bardhezinj janë pranë finalizimit të një tjetër operacioni të rëndësishëm në merkato.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, mbrojtësi portugez Joao Mario pritet të mbërrijë në Torino mbrëmjen e sotme.
Lojtari i Portos do të transferohet te Juventusi për një shumë prej 12 milionë euro, ndërsa në drejtim të kundërt do të kalojë Alberto Costa, i cili do t’i bashkohet klubit portugez për 16 milionë euro.
Ky shkëmbim pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe do t’i japë trajnerit Igor Tudor një alternativë të rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Me mbërritjen e Joao Mario, Juventusi ka vendosur të mos ndjekë më pistën që çonte te Nahuel Molina, i cili është në dalje nga Atletico Madrid. Argjentinasi ishte ofruar edhe Milanit, por kërkesa e klubit spanjoll prej 30 milionë euro dhe afrimi i portugezit e kanë bërë të pamundur një kalim të tij te bardhezinjtë.