Interi bën gati strategjinë

- Bota Sot

Interi bën gati strategjinë

Interi ka nisur një fazë të rëndësishme pastrimi dhe riorganizimi në merkato, me disa lojtarë që janë të parashikuar të largohen për të krijuar hapësira financiare dhe teknike për afrime të reja, përfshirë objektivin kryesor të momentit: Giovanni Leoni nga Parma.

I pari në listën e largimeve është Mehdi Taremi.

Sulmuesi iranian nuk ka arritur të japë kontributin e pritur si zëvendësues i çiftit Lautaro-Thuram, dhe për këtë arsye, klubi synon të përfitojë nga një shitje prej rreth 8 milionë euro. Për shërbimet e tij janë të interesuara skuadra si Besiktas, Ëest Ham, Fulham dhe Leeds.

Në mesfushë, një tjetër emër që mund të sjellë një “thesar” për Interin është Kristjan Asllani, i cili vlerësohet 18-20 milionë euro. Mesfushori shqiptar ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A. Ai është në radarët e Fiorentinës, që po shqyrton një operacion të dyfishtë që përfshin edhe Sebastiano Esposito (i kthyer nga huazimi te Empoli), i vlerësuar 8 milionë euro. Për sulmuesin ka interesim edhe nga Cagliari.

Ndër të tjerët në dalje janë edhe Tajon Buchanan dhe Tomas Palacios. Kanadezi dëshiron të rikthehet te Villarreal, pas eksperiencës së mëparshme në Spanjë, dhe vlerësohet rreth 10 milionë euro. Edhe Sassuolo është në garë, por lojtari duket më i prirur drejt La Ligës.

Situata më e ndërlikuar është ajo e Tomas Palacios, mbrojtësit argjentinas që nuk ka lënë gjurmë që nga ardhja e tij. Interi kërkon një transferim përfundimtar, dhe klubi e vlerëson atë 5-6 milionë euro. E vetmja ofertë konkrete vjen nga Rizespor në Turqi, duke reflektuar vështirësitë në gjetjen e një destinacioni për të.

Këto lëvizje pritet të jenë vendimtare për të përgatitur ofertën e fundit drejt Parma-s për Giovanni Leoni, një nga objektivat kryesorë të klubit zikaltër për të ardhmen.



Read it all at Bota Sot