Napoli e nis sezonin me humbje në miqësore

- Bota Sot

Napoli e nis sezonin me humbje në miqësore

Sezoni 2025-2026 i Napolit nis me një zhgënjim: Kampionët e Italisë pësuan një humbje 0-2 kundër Arezzos në miqësore.

Një debutimin me humbje për Kevin De Bruyne, por që nuk e shqetëson shumë trajnerin Antonio Conte.

Pjesa e parë pati shumë debutime për napolitanët: De Bruyne, Marianucci, Lucca dhe Lang, ku të gjithë ishin titullarë.

Belgu, ish-lojtar i Manchester City, u përpoq menjëherë të shpikte diçka në sulm, por pa sukses.

“Janë vetëm 6 ditë grumbullim ku kemi punuar shumë.

Luajtëm dhe provuam disa nga gjërat e reja që kishim përgatitur. Kemi qenë pushim për një kohë të gjatë dhe nga ana fizike jemi ende pas”, tha Conte.

“Duhet ende të punojmë shumë dhe të gjejmë vendet e duhur taktikisht për lojtarët e rinj që kanë ardhur. Në ditët në vijim do të kemi më shumë qartësi si në lojë ashtu dhe në skemat që do të përdorim”, tha Conte.



Read it all at Bota Sot