Arsenali ka dalë fitues nga ndeshja miqësore ndaj Milanit, e zhvilluar sot në kuadër të përgatitjeve verore. Klubi anglez triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj kuqezinjve italianë.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 53-të nga Bukayo Saka, i cili finalizoi saktë pas një asistimi nga Kiwior.
Sulmuesi anglez tregoi edhe një herë formën e tij të mirë, duke vendosur fatin e sfidës me një goditje të saktë.
Të dyja skuadrat përdorën këtë test për të provuar skema dhe lojtarë të ndryshëm, ndërsa ritmi i lojës ishte tipik për një miqësore përgatitore.