Mesfushori mbylli përkohësisht aventurën me Gyor

- Bota Sot

Mesfushori mbylli përkohësisht aventurën me Gyor

Ledio Beqja u transferua te Dinamo ditën e djeshme.

Mesfushori mbylli përkohësisht aventurën me Gyor në Hungari, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në Superioren shqiptare.

Ndërkohë që ditën e sotme, klubi hungarez i ka dhënë lamtumirën mes falenderimesh.

Madje njofton se Beqja është në formë huazimi te Dinamo, huazim i cili do të jetë përgjatë gjithë sezonit.

“Ledio Beqja do të jetë sezonin e ardhshëm në huazim te skuadra shqiptare që luan në Conference League, Dinamo City. Paç fat Ledio, faleminderit!”, shkruan Gyor.

Për 24-vjeçarin është një rikthim në Shqipëri, për shkak se më herët është aktivizuar me Teutën.



Read it all at Bota Sot