Komisioni Evropian po e ashpërson tonin në përgjigje të ligjit të ri të Ukrainës që dobëson pavarësinë e dy agjencive anti-korrupsion.
Ursula von der Leyen i ka telefonuar Volodymyr Zelenskyy-t për të shprehur "shqetësimet e saj të forta" dhe për të kërkuar "shpjegime" mbi një ligj të ri që dobëson pavarësinë e dy agjencive anti-korrupsion të Ukrainës: Byrosë Kombëtare Anti-Korrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Anti-Korrupsion (SAPO), shkruan Euronews.
Sipas legjislacionit, të miratuar nga parlamenti ukrainas të martën dhe të nënshkruar nga Zelenskyy disa orë më vonë, të dy agjencitë vihen nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të prokurorit të përgjithshëm, i cili është një i emëruar politik.
Prokurorit të përgjithshëm do ti lejohet të zgjedhë çështjet e trajtuara nga NABU dhe SAPO dhe tua ricaktojë ato entiteteve të tjera shtetërore, gjë që kritikët thonë se rrezikon fuqizimin e degës ekzekutive për të ndikuar në hetimet, veçanërisht ato të profilit të lartë.
"Presidentja von der Leyen përcolli shqetësimet e saj të forta në lidhje me pasojat e ndryshimeve dhe ajo i kërkoi qeverisë ukrainase shpjegime", tha një zëdhënës i Komisionit të mërkurën.