Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Klubi kryeqytetas dhe tekniku 61-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi Gega ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Gega e rimori drejtimin e Partizanit në mars të këtij viti, duke drejtuar të kuqtë në 11 ndeshje.
Përgjatë këtyre sfidave që ishte në pankinë, 61-vjeçari mori 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Humbja e fundit ishte ajo që “dhembi” më shumë, përballë Kalju në Conference League.
Disfata 0-1 përballë estonezëve solli edhe eliminimin e “Demave” nga Kupat e Evropë.