2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

- Bota Sot

2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

2 Korriku garat evropiane në UEFA Youth League do t’i fillojë nga raundi i dytë i Domestic Champions Path në edicionin 2025/26

Paraditen e sotme, klubi kryeqytetas ka marrë njoftimin zyrtar nga organet e shtëpisë evropiane të futbollit lidhur me përditësimin e “Access List 2025-26”, e cila konfirmon se skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, FC 2 Korriku, aventurën evropiane këtë vit do ta nis nga 22 Tetori, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e raundit të dytë.

Ky sukses pa dyshim se është shtysë dhe vlerësim maksimal për futbollin tonë në përgjithësi, gjithnjë duke e kujtuar ecurinë fantastike në sezonin debutues 2024/25, kur FC 2 Korriku arriti kalimin e dy raundeve të Domestic Champions Path.

Rikujtojmë se shorti për edicionin e ri të UEFA Youth League do të hidhet më 03 Shtator 2025 në Nyon të Zvicrës.



Read it all at Bota Sot