Nafiu nuk e tradhton Ferizajn

- Bota Sot

Nafiu nuk e tradhton Ferizajn

Futbollisti Valmir Nafiu mbetet pjesë e Ferizajt edhe për edicionin e ri.

Ferizaj po e ruan skeletin e lojttarëve që i nevojitet për edicionin 2025-2026.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Valmir Nafiun për vazhdimin e kontratës edhe për sezonin 2025/26.

Me përvojën dhe kontributin e tij të çmuar, Nafiu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vazhdim të rrugëtimit në Superligë!”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.



Read it all at Bota Sot