Mexhit Neziri është emër i njohur jo vetëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti zyrtarisht i bashkohet skuadrës së Ferizajt.
Ferizajasit me krenari konfirmojnë përforcimin.
“Klubi jonë zyrtarizon afrimin e radhës – Mexhit Neziri, mbrojtës me përvojë i cili do të përforcojë repartin tonë defanziv për sezonin 2025/26.
Me një karrierë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, Neziri vjen pas paraqitjeve të rëndësishme me Shkëndijën, Renovën, Strugën dhe klube jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.