Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht kur një avion i vogël u rrëzua në provincën italiane Brescia.
Aeroplani u rrëzua të martën në Azzano Mella, në afërsi të kryqëzimit të trafikut Corda Molle që lidh autostradat A4 dhe A21.
Viktimat janë një burrë 75-vjeçar nga Milano dhe partnerja e tij 60-vjeçare. Sipas informacionit të disponueshëm, avioni u nis nga Piacenza, raporton RaiNews, përcjell kp.
Zyra e prokurorit të Brescia ka kërkuar ndihmën e policisë ajrore të Milanos. Një hetim është duke u zhvilluar, me qëllim sqarimin e dinamikës së saktë dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.
Pamjet tronditëse të rrëzimit të aeroplanit janë shpërndarë në mediat sociale.