Zhduket aeroplani me 50 pasagjerë në Rusi

- Bota Sot

Zhduket aeroplani me 50 pasagjerë në Rusi

Kulla e trafikut ajror ka humbur sot kontaktin me aeroplanin An-24 me rreth 50 pasagjerë në bord në lindje të largët të Rusisë, duke aktivizuar ekipet kompetente të fillojnë kërkimin e tij ka njoftuar guvernatori rajonal.

Ministria për Emergjenca ka njoftuar se aeroplani që operonte nën ombrellën e një aviokompanie në Siberi  e quajtur Angara, ishte zhdukur nga ekrani i radarit derisa po i afrohej destinacionit në Tynda, një qytet në rajonin Amur përgjatë vijës kufitare me Kinën.

Guvernatori rajonal Vasily Orlov ka bërë të ditur se sipas të dhënave preliminare, bëhet fjalë për 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë dhe gjashtë  anëtarë ekuipazhi në bord që gjendeshin brenda fluturakes.

“Të gjitha forcat e nevojshme janë aktivizuar që nënkupton se janë vënë në kërkim të aeroplanit”, ka shkruar Orlov në Telegram.

Ministria e Emergjencave megjithatë ka njoftuar se bëhet fjalë për më pak njerëz që gjendeshin në aeroplan – që sipas tyre ishte nën 40.



Read it all at Bota Sot