Oltijon Kërnaja është trajneri i ri i ekipit të Partizanit B.
Tekniku mori vendin e të larguarit, Renaldo Kalari dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë që Kërnaja ka reaguar për herë të parë, pas emërimit të tij si trajner i të “kuqve”.
“Nga sot pjesë e ekipit më të mirë në Shqipëri”, shkruan 36-vjeçari në “Instagram”.
Kujtojmë se Kërnaja ka një karrierë interesante si trajner edhe pse është endë në moshë të re. Ai ka drejtuar ekipe si Valbona, Tërbuni, Luzi, Kukësi. Ndërkohë që sezonin e shkuar ka qenë asistent te Laçi.