Raffaele Huli do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit.
Portier i Kombëtares shqiptare U17 dhe klubi italian kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Nga ekipi i Juventusit U17, Huli ka kaluar te Juventus U20.
Madje portieri shqiptar ka firmosur kontratën e re, 3-vjeçare, pra e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028.
Kujtojmë se 16-vjeçari shqiptar është pjesë e Juventusit që prej korrikut të vitit 2024. Ndërkohë që me fanellën e Komëbtares U17, Huli është aktivizuar në 10 ndeshje.