Walid Jarmouni nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Tiranës.
Sulmuesi francez, i cili ishte njëri prej më të mirëve për bardheblutë sezonin e kaluar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin më të titulluar në Shqipëri.
Edhe pse nga klubi i Tiranës ende nuk ka një lajmërim zyrtar, ka qenë vetë 25-vjeçari, ai që ka bërë me dije se tashmë është transferuar në Marok, tek ekipi i Hassania.
Sulmuesi i njohur mësohet të ketë firmosur kontratë 3-vjeçare.