Euro 2025 ishte një sukses për kombëtaren e futbollit për femra të Italisë, e cila u eliminua në gjysmëfinale përballë kampioineve në fuqi, Anglia.
Fakti që vajzat “e kaltra” u kualifikuan për herë të parë mes katër më të mirave të Europës për herë të parë pas 28 vitesh ishte një motiv më shumë se i vlefshëm për presidentin italian që të priste heroinat e stërvitura nga Soncin.
“Unë ndoqa çdo ndeshje. Ju fituat gjithsesi dhe shkruat një faqe në historinë e sportit”, tha Mattarella. Ndërsa kapitenia e Italisë, Girelli, në fjalën e saj tha:
“Futbolli i femrave në Itali nuk mjaftohet me këtë pozicion që morëm në Euro 2025.
Ne meritojmë respekt dhe vizibilitet”.