Magaye Gueye i bashkohet skuadrës shqiptare

- Bota Sot

Magaye Gueye i bashkohet skuadrës shqiptare

Futbollisti Magaye Gueye i bashkohet skuadrës së njohur, Shkupit.

Shkupjanët po mobilizohen për edicionin e ri me synime të luftojnë pëlr trofe.

“Është kënaqësi të mirëpresim në skuadrën tonë futbollistin me përvojë dhe cilësi, Magaye Gueye, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin tonë ofensiv!

Magaye e nisi karrierën e tij profesionale te RC Strasbourg në Francë, për të vazhduar më pas në Premier League me Everton FC, ku fitoi përvojë të çmuar në elitën e futbollit anglez.

Më vonë ka luajtur për Millwall në Championship dhe për një periudhë të shkurtër te Stade Brestois, sërish në Francë.

Me përvojën, kreativitetin dhe cilësitë teknike që sjell, besojmë se do të ketë një ndikim të rëndësishëm në objektivat tona për këtë sezon”, njofton FC Shkupi.



Read it all at Bota Sot