Takimi zhvillohet çdo të martë në Sebener Shtrase.
Shtatë persona janë të pranishëm.
Ajo që diskutojnë është thelbësore për të ardhmen e Bayernit në aspektin financiar, por edhe për identitetin e klubit.Drejtori sportiv Maks Eberl (51), drejtori sportiv Kristof Frojnd (48), drejtori i akademisë së të rinjve Johen Sauer (52), drejtori sportiv i kampusit Markus Vajnzirl (50), shefi i departamentit të skautimit si dhe drejtorë të tjerë diskutojnë për të ardhmen e talenteve të FC Bajern.
Së fundmi, raportohet se ka pasur pakënaqësi të konsiderueshme në kampus. Me gjithë prezencën e talenteve të shkëlqyera dhe rreth 40 lojtarëve aktualë të ekipeve kombëtare të të rinjve të lindur nga viti 2006 deri në 2009, skuadra profesioniste ka pasur vështirësi të integroj këto talente të rinj. Sezonin e kaluar, nën drejtimin e Vinsent Kompani, lojtarët e U19 luajtën gjithsej vetëm 53 minuta me ekipin e parë.
Një nga rastet është në fitoren 4-0 më 19 prill në Hajdenhajm, xhevahiri ofensiv Lenart Karl (17) ishte tashmë i veshur dhe gati për të hyrë në fushë, por në lojë hyri Xhoao Palinja (30). Frustrimi në kampus është i jashtëzakonshëm. Si mund të arrihet ajo që shefi Uli Hones (73) e dëshiron kaq shumë: integrimi i një super-talenti – mundësisht nga rajoni – në skuadrën profesioniste?
Sipas SPORT BILD, sezonin e ardhshëm do të ketë një ndryshim filozofie. Talenti Lenart Karl (17), i cili po stërvitet nga ish-lojtari ndërkombëtar Majkëll Balak, po konsiderohet si alternativë e përhershme për krahun e djathtë të sulmit. Kjo synon të bindë atë të qëndrojë te Bayern, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. Për më tepër, shtatë talente të rinj do të stërviten në mënyrë të përhershme me profesionistët.
“Në Kupën e Botës për Klube në SHBA, ne qëllimisht u dhamë shumë lojtarëve të rinj mundësi të kalonin më shumë kohë me profesionistët”, i tha Kristof Frojnd gazetës SPORT BILD, duke i renditur ata: “Lenart Karl, Adam Aznou, Leon Klanac, Kasiano Kiala, Jonah KusiAsare, dhe David Santos Daiber, si dhe Uisdom Majk, do të vazhdojnë të stërviten rregullisht me profesionistët. Ne kemi besim të madh në këta lojtarë të rinj: Secili ka mundësi të ndjekë rrugën e tij. Dera është e hapur për të gjithë – kjo vlen edhe për talente të tjerë”.