Gjermani drejt sezonit të ri si protagonist i padiskutueshëm

- Bota Sot

Gjermani drejt sezonit të ri si protagonist i padiskutueshëm

Start i mirë. Ndër futbollistët që Massimiliano Allegri ka vlerësuar nga afër dhe, në këtë rast, ka dhënë miratimin e tij gjatë ditëve të para të punës me kuqezinjtë, edhe në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit, është padyshim Malick Thiaw.

Mbrojtësi gjerman, protagonist me të paktën tri ndërhyrje vendimtare ndaj “Topçinjve” dhe me një përqindje saktësie pasimesh prej 97%, e ka bindur trajnerin nga Livorno, i cili është gati ta kthejë në titullar, në aventurën e tij të dytë te Milani.

Në Singapor, Allegri mbeti i kënaqur nga paraqitja e gjermanit, pas asaj që kishte treguar tashmë në seancat e para stërvitore. Pavarësisht zërave mbi një përfshirje të mundshme të tij në tratativa merkatoje, aktualisht si Milani, ashtu edhe vetë Thiaw janë plotësisht të bindur për ta vazhduar së bashku rrugëtimin.

Në javët e fundit, Thiaw ka qenë objekt i një joshjeje të gjatë, veçanërisht nga Como, por edhe nga klube të tjera italiane, gjermane dhe angleze.

Madje, të enjten në mëngjes u përfol edhe për një përfshirje të mundshme të tij në tratativën me Juventusin për Dushan Vlahoviq.

Megjithatë, përveç ndonjë surprize të madhe, që për momentin nuk duket në horizont, bindja e Allegrit dhe Milanit është që Thiaw të qëndrojë kuqezi sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot