Kapiteni i Prishtinës: Jemi gati për sfidën ndaj Larne

- Bota Sot

Kapiteni i Prishtinës: Jemi gati për sfidën ndaj Larne

Kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, ka folur para sfidës me Larne.

Prishtina sonte luan në udhëtim tek Larne e Irlandës së Veriut, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të rundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kryeziu për faqen zyrtare të skuadrëssë Prishtinës, ka thënë se skuadra e tij është gati për duelin me Larne.

"Jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Larnës dhe e dimë rëndësinë që ka kjo sfidë për klubin dhe tifozët tanë”, ka thënë ai.

“Do të japim gjithçka në fushë për të arritur një rezultat pozitiv.

Kemi besim në grupin tonë dhe jemi të motivuar të tregojmë vlerat e FC Prishtinës në arenën ndërkombëtare sidomos pas paraqitjes të cilën e treguam ndaj Sheriff Tiraspol”, ka theksuar Kryeziu.



Read it all at Bota Sot