Luis Enrique çon 5 lojtarë në ekipin e të rinjve

- Bota Sot

Luis Enrique çon 5 lojtarë në ekipin e të rinjve

Eksperienca e Randal Kolo Muani te Juventusi është mbyllur për momentin pas eliminimit të bardhezinjve nga Botërori i Klubeve ndaj Real Madridit, që shënoi edhe fundin e sezonit për skuadrën e Tudor.

Ndonëse pushimet nisën për pjesën tjetër të skuadrës, për sulmuesin francez nisi një tjetër realitet.

I detyruar të rikthehej te PSG, për shkak të kontratës, Kolo Muani nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique. Tekniku spanjoll ka marrë një vendim drastik, duke e përjashtuar ish-sulmuesin e Eintracht Frankfurt nga skuadra e parë dhe duke e dërguar në ekipin e të rinjve.

Kolo Muani është një nga pesë lojtarët e “dënuar” nga Enrique, së bashku me Milan Škriniar, Marco Asensio, Carlos Soler dhe Nordi Mukiele, të cilët do të stërviten me ekipin e të rinjve të PSG-së në pritje të një zgjidhjeje për të ardhmen.

Sipas Le Parisien, Kolo Muani dëshiron të rikthehet te Juventusi, aty ku u ndje shumë mirë gjatë huazimit në pjesën e dytë të sezonit 2024/25. Gjatë qëndrimit në Torino, ai zhvilloi 36 ndeshje, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 4 asistime. PSG pritet të vendosë për fatin e tij në ditët në vijim, ndërsa Juventusi është gati të negociojë për rikthimin e 26-vjeçarit në radhët e “Zonjës së Vjetër”..



Read it all at Bota Sot