Tottenham Hotspur ka hapur një kapitull të ri në historinë e klubit.
Pavarësisht suksesit në Europa League kundër Manchester United, trajneri Ange Postecoglou është larguar nga drejtimi i skuadrës. Në vend të tij, drejtimin e ka marrë Thomas Frank, i cili u dallua për punën e shkëlqyer me Brentford, duke fituar besimin e presidentit Daniel Levy.
Qëllimi i klubit londinez është i qartë: rindërtimi i plotë i skuadrës dhe rikthimi në garën për kreun e Premier League. Për këtë, janë vënë në dispozicion mbi 400 milionë euro për përforcime dhe një rinovim të thellë të organikës.
Disa emra të rëndësishëm pritet të largohen. Heung-min Son (32 vjeç) është në prag të transferimit, ndërsa për Cristian Romero (27 vjeç) ka interesime të shumta, por Tottenham nuk e lëshon për më pak se 70 milionë euro.
Në hyrje, klubi ka kryer disa lëvizje të rëndësishme: është blerë përfundimisht Mathys Tel nga Bayern Munich për 35 milionë euro, ndërsa janë afruar edhe Kevin Danso (25 milionë €), Kota Takai (5.8 milionë €) dhe mbi të gjitha Mohamed Kudus, për të cilin janë paguar 60 milionë euro.
Në mbrojtje, objektivi kryesor është Ilya Zabarnyi nga Bournemouth (vlerësuar 70 milionë €), edhe pse lojtari preferon PSG-në. Ndërkohë, vazhdon edhe gara me Liverpoolin për Marc Guehi, me të kuqtë që janë gati të ofrojnë deri në 58 milionë.
Në mesfushë, objektivi kryesor është Morgan Gibbs-White nga Nottingham Forest, ndërsa shihet edhe situata e João Palhinha, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Bayern.
Në sulm, ëndrra quhet Rodrygo, por Real Madrid kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij. Alternativat janë Yoane Ëissa (Brentford) dhe Arnaud Kalimuendo (Rennes). Në total, Tottenham është gati të investojë mbi 400 milionë euro, në një përpjekje për të rilindur sportivisht dhe për të rikthyer lavdinë në “White Hart Lane”.