Ja sa para ka vendosur në dispozicion UEFA për pjesëmarrëset dhe fituesen

- Bota Sot

Ja sa para ka vendosur në dispozicion UEFA për pjesëmarrëset dhe fituesen

Euro 2025 është një sukses i madh për UEFA-n jo vetëm për numrin e lartë të tifozëve në stadiume apo edhe për cilësinë e lojës së ofruar nga protagonistet.

Sipas UEFA-s për këtë edicion të Europianit do të shpërndahet një premio prej 41 milionë eurosh.

Shifër kjo dukshëm më e lartë krahasuar me 16 milionë eurot e shpërndara në edicionin e 2022-it apo 8 milionë eurot e 2017-ës.

Sa i përket bonuseve të pjesëmarrjes UEFA ka caktuar një kuotë fikse prej 1,8 milionë euro për 16 përfaqësueset në këtë Euro 2025.

Sa u përket bonuseve që lidhen me performancën mësohet se secila skuadër ka përfituar 100.000 mijë euro për një fitore dhe 50.000 mijë euro për barazimet.

Diferncat me Euro 2022 janë të konsiderueshme pasi para tri vitesh kuota fikse për secilën pjesëmarrëse ishte 600.000 mijë euro, Anglia e cila fitoi turneun arkëtoi gati 2 milionë euro ndërsa tani nëse shpallet përsëri kampione mund të arkëtojë deri në 5 milionë euro.



Read it all at Bota Sot