Partizanit i përsëritet situata

- Bota Sot

Partizanit i përsëritet situata

Partizani do të nisë stërvitjen nesër, më 25 korrik, pas një jave pushimesh që pasuan eliminimin zhgënjyes ndaj Kaljus në Ligën e Konferencës.

Klubi kishte vendosur paraprakisht këtë datë për rikthimin, por ndërkohë gjendet në një situatë të vështirë, akoma pa trajner dhe me kohën që nuk është në anën e tij.

Në pritje të emërimit të timonierit të ri, Fation Muhameti do të drejtojë përkohësisht skuadrën në seancat stërvitore. Ai pritet të mbajë kontrollin e programit, ndërkohë që merkato për sezonin e ri vijon. Situata aktuale nuk është hera e parë që ndodh.

Në vitin 2022, Partizani shkarkoi Dritan Mehmetin pas daljes nga Europa në turin e parë. Edhe një vit më parë, Orges Shehi u largua pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pikërisht aty ku nis sezoni, në Europë, po pësohen tronditjet më të mëdha në struktura.



Read it all at Bota Sot