Mosquera bëhet afrimi i pestë i verës për “Topçinjtë”

- Bota Sot

Mosquera bëhet afrimi i pestë i verës për “Topçinjtë”

Arsenali ka zyrtarizuar të enjten transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar Cristhian Mosquera nga Valencia, për një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh.

21-vjeçari spanjoll ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Topçinjtë”, me opsion për vazhdim edhe për një vit tjetër.

Vlera e transferimit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, varësisht nga paraqitjet e Mosqueras në sezonet në vijim.

Ai do t’i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të skuadrës në Singapor, ku Arsenali po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Mosquera vjen pas 90 paraqitjeve me Valencian në La Liga dhe Kupën e Mbretit, ku ka shënuar një gol.

Cristhian Mosquera është bërë përforcimi i pestë i Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar veror, pas transferimeve të mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi, sulmuesit anglez Noni Madueke, mesfushorit danez Christian Norgaard dhe portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga. 



Read it all at Bota Sot