Egnatia zbret sot në fushë në Hungari për t’u përballur me Dinamo Minsk, në ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës që nis në orën 20:45.
Pas humbjes së rëndë 5-0 ndaj Breidablikut, trajneri Tetova ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar.
Poçi dhe Jahaja janë lënë në stol, ndërsa në vend të tyre rikthehen Alijev dhe Lushkja, ky i fundit pas një pezullimi.
Rrogozhinasit kërkojnë reagim dhe një paraqitje më të denjë në këtë sfidë europiane.