“Messi i Greqisë”

- Bota Sot

“Messi i Greqisë”

Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK.

Ai quhet “Messi grek” dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro plus 3 mln euro të tjer anë formë bonusesh. Vendimi i takon presidentit të klubit grek, Ivan Savvidis.

Konstantelias ka pranuar kushtet e ofruara nga Stuttgart dhe pritet që ky transferim të bëhet zyrtar brenda javës së ardhshme.

Kostantelias, i lindur në Volos të Greqisë, luan si mesfushor ofensiv. Vlera e tij në Transfermarkt është 17 mln euro.



Read it all at Bota Sot