Luis Diaz do të transferohet te Bayerni

- Bota Sot

Luis Diaz do të transferohet te Bayerni

Luis Diaz do të transferohet te Bayern brenda 8 ditëve të ardhshme.

Kështu shkruan gazeta e Mynihut, TZ, e cila ka zbuluar edhe detajet e transferimit.

Liverpool ka pranuar të ulet në bisedime për të caktuar çmimin e sulmuesit, duke dhënë qartë sinjalet se do ta shesë kolumbianin. Bayern ofron 75 mln euro për Luis Diaz, por klubi anglez kërkon diçka më shumë.

Metoda sesi mund të arrihet një akord është vendosja e një klauzole rishitjeje. Nëse Bayern e shet sulmuesin në Arabinë Saudite brenda tri vitesh, Liverpool kërkon një përqindje.

Paga aktuale e kolumbianit në “Anfield” është 2,7 mln euro neto në vit. Bayern pritet ta paguajë 7 mln euro neto në vit.



Read it all at Bota Sot