Irritohen drejtuesit e klubit

- Bota Sot

Irritohen drejtuesit e klubit

Douglas Luiz po përballet me një situatë kritike te Juventusi, pasi mesfushori brazilian refuzoi të paraqitet në vizitat mjekësore dhe në nisjen e kampit stërvitor të skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor.

Ky veprim i papritur ka tronditur drejtuesit e klubit, të cilët kanë paralajmëruar masa të rënda disiplinore ndaj tij, duke e bërë largimin e tij gjatë këtij merkatoje edhe më të mundshëm.

I transferuar nga Aston Villa verën e kaluar për 51.5 milionë euro (një marrëveshje që përfshinte edhe kalimin e Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Jr.), Luiz nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Ai luajti vetëm 27 ndeshje dhe shpesh u pengua nga dëmtimet dhe forma e dobët, duke mos arritur të bindë as ish-trajnerin Thiago Motta, as pasuesin e tij, Tudor.

Aktualisht, mesfushori 27-vjeçar lidhet me disa klube të Premier League si Manchester United, Ëest Ham, Everton dhe Manchester City. Agjenti i tij ndodhet në Angli për të gjetur një zgjidhje, pasi raportet e Luiz me Juventusin janë prishur plotësisht dhe një ndarje duket e pashmangshme. Ky transferim po shihet si një nga më të dështuarit e bardhezinjve në vitet e fundit.



Read it all at Bota Sot