KF Studeniçani prezanton Enis Ibraimi!

- Bota Sot

KF Studeniçani prezanton Enis Ibraimi!

KF Studeniçan ka arritur marrëveshje me lojtarin Enis Ibraimi, i cili nga sot zyrtarisht i bashkohet skuadrës për sezonin e ri në Ligën e Tretë – Veri në Maqedoninë e Veriut.

"Enis Ibraimi është një lojtar me përvojë dhe cilësi të dëshmuara, i njohur për disiplinën, vendosmërinë dhe përkushtimin në fushë.

Me këtë përforcim, klubi synon të rrisë konkurrencën brenda ekipit dhe të jetë sa më konkurrues në sfidat që na presin.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik i urojnë mirëseardhje Enisit, duke i dëshiruar shumë sukses, paraqitje të mira dhe kontribut të çmuar për ngjyrat e KF Studeniçanit", njofton klubi.



Read it all at Bota Sot