Joao Mario i bashkohet Juventusit për pesë vitet e ardhshme

- Bota Sot

Joao Mario i bashkohet Juventusit për pesë vitet e ardhshme

Joao Mario është tashmë zyrtarisht pjesë e Juventusit.

Mbrojtësi 25-vjeçar portugez ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë me "Zonjën e Vjetër" deri më 30 qershor 2030.

Ai vjen nga Porto me një transferim përfundimtar dhe do t’i kushtojë klubit italian 11.4 milionë euro, të pagueshme gjatë katër viteve të ardhshme, plus 1.2 milionë euro të tjera në formë tarifash shtesë.

João Mário Neto Lopes, i lindur më 3 janar 2000 në São Joao da Madeira, bëri hapat e parë në futboll me skuadrën e vendlindjes, AD Sanjoanense, përpara se të bashkohej me akademinë e Portos në moshën 8-vjeçare.

Që atëherë, ai ka ndërtuar një karrierë solide me klubin “Dragões”, duke grumbulluar 181 paraqitje, 5 gola dhe 25 asistime, që nga debutimi në korrik të vitit 2020.

Gjatë qëndrimit të tij në Portugali, Joao Mario fitoi 9 trofe kombëtarë, si dhe UEFA Youth League me ekipin U-19 të Portos në prill të vitit 2019.

Në nëntor të vitit 2023 bëri edhe debutimin me kombëtaren e parë të Portugalisë, në një fitore ndaj Lihtenshtajnit.

Ky transferim shënon largimin e tij të parë nga Portugalia dhe një hap të madh përpara në karrierën e tij.

Juventus e pret me entuziazëm këtë përforcim të ri për prapavijën, duke i uruar: "Mirë se vjen në Torino, João! Shihemi në fushë."



Read it all at Bota Sot