Pas eliminimit nga Sheriff Tiraspol në raundin e parë të UEFA Europa League, KF Prishtina, fituesja e Kupës së Kosovës, vazhdon rrugëtimin europian në UEFA Conference League, ku sonte zhvillon sfidën e parë të raundit të dytë ndaj Larne FC të Irlandës së Veriut.
Ndeshja luhet në stadiumin “The Showgrounds” në Ballymena, me fillim nga ora 21:00.
Prishtina luan për fitore edhe në transfertë
Trajneri Arsim Thaçi ka vendosur të mos bëjë llogari mbrojtëse në këtë sfidë, duke zgjedhur formacionin 4-3-3, që tregon qartë synimin për të sulmuar edhe jashtë fushe.
Edhe Larne zgjedh të luajë ofensivisht
Skuadra vendase nga Irlanda e Veriut, që po kalon një periudhë të mirë në garat vendore dhe ndërkombëtare, vjen me po të njëjtin sistem 4-3-3, duke premtuar një duel të hapur dhe me shumë ritëm.
Formacionet zyrtare:
Larne FC
(Skemë: 4-3-3)
KF Prishtina
(Skemë: 4-3-3)
Portier: Nika
Mbrojtja: Saletic – Vitija – Boueye – Limani
Mesfusha: Taipi – Namani – Muja
Sulmi: Veliu – Kryeziu – Baftiu
Fakte interesante:
Kjo është hera e parë që Prishtina përballet me një ekip nga Irlanda e Veriut në arenën evropiane.
Fitorja në udhëtim do të ishte e para për Prishtinën në këtë edicion evropian.
Baftiu dhe Kryeziu, dy prej lojtarëve më të rrezikshëm të kryeqytetasve, pritet të jenë çelësi i ofensivës në këtë takim. /G