Bayerni nuk pret gjatë, ofron 120 milionë euro

- Bota Sot

Bayerni nuk pret gjatë, ofron 120 milionë euro

Pas eliminimit nga PSG në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, Bayern Munich ka nisur të lëvizë fuqishëm në merkato.

Trajneri Vincent Kompany kërkon përforcime në sulm, pas largimit të Leroy Sane (te Galatasaray) dhe Thomas Muller (në prag transferimi te LAFC).

Luis Díaz i Liverpool ishte objektivi kryesor, por pavarësisht marrëveshjes me lojtarin, klubi anglez ka refuzuar ofertat dhe po punon për rinovim.

Ndërkohë, Bayern ka kthyer vëmendjen te Rafael Leao i Milanit, për të cilin po përgatitet një ofertë rreth 120 milionë euro.

Në javët në vijim, pritet të mësohet nëse bavarezët do të arrijnë të sigurojnë një nga këta dy emra të mëdhenj – një lëvizje që do të tregonte synimet serioze të klubit për rikthim në majat e Evropës.



Read it all at Bota Sot