Kapiteni i Partizanit të Beogradit përballet me një shqiptar! Deklarata thumbuese e trajnerit ukranas

- Bota Sot

Kapiteni i Partizanit të Beogradit përballet me një shqiptar! Deklarata thumbuese e trajnerit ukranas

Partizani i Beogradit u ballafaqua me skuadrën nga Ukraina në kuadër të rrethit të dytë të Conference League në futboll.

“Kapiteni i Partizanit priti sinjalin, shtrëngoi duart me gjyqtarët, u përplas me një shqiptar”, është titulli i mediumit boshnjak "“Sportsport”.

Futbollisti i Partizanit, Ognjen Ugreshiq, udhëhoqi shokët e tij të ekipit, ata shtrënguan duart me gjyqtarët normalisht dhe më pas u përplasën me kundërshtarët e tyre.

Në vend të një dore të shtrirë, ata u përshëndetën me një grusht i shtrënguar, përfshirë atë të futbollistit shqiptar Tedi Cara, i cili është ndër më të mirët në ekipin ukrainas.

Tifozët e Partizanit nuk dukeshin shumë të befasuar, sikur të dinin se çfarë i priste, dhe mund ta shihni mënyrën se si përshëndetën njëri-tjetrin këtu”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

Si kujtesë, trajneri Olekasandrya e quajti Partizanin një klub armik në njoftim sepse ka luajtur ndeshje miqësore me klubet ruse.

"Dua të shpjegoj situatën në vendin tonë dhe duam ti falënderojmë ushtarët tanë për mundësinë për të qenë këtu sot dhe për të përfaqësuar vendin tonë.

Dua të them se të gjithë duhet ta dinë se çfarë po ndodh në vendin tonë, njerëz po vdesin çdo ditë, dhe Rusia është agresori"

Ne nuk e mbështesim në asnjë mënyrë klubin e futbollit Partizan duke pasur parasysh faktin se ata morën pjesë në turneun në Rusi. Klubi e konsideron këtë si armiqësore ndaj klubit tonë", tha Krylil Nesterenko.



Read it all at Bota Sot