Një rast i pazakontë i tentim-vjedhjes është raportuar në fshatin Grackë të komunës së Lipjanit, ku një person është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po tentonte të vidhte në një veturë të parkuar.
Indeksonline ka siguruar pamjet e momentit kur hajni ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur një çantë me dokumenta.