Egnatia triumfon ndaj Dinamo Minsk

- Bota Sot

Egnatia triumfon ndaj Dinamo Minsk

Një mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar në arenën europiane.

Pas fitores së Dinamo City në transfertë ndaj Atletic Escaldes dhe triumfit të Vllaznisë në “Loro Boriçi” ndaj Víkingur Reykjavik, edhe Egnatia siguroi një tjetër fitore të rëndësishme, duke kompletuar një mbrëmje perfekte për klubet shqiptare në UEFA Conference League.

Kampionët e Shqipërisë triumfuan 2:0 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, falë golave të Regi Lushkjas dhe Bakayokos, duke hedhur një hap të madh drejt raundit të tretë të kompeticionit.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani; Alijev, Xhemajli, Sota; Fangaj; Medeiros, Aleksi, Lushkja; Gruda, Bakayoko, Selmani.

Egnatia dominoi sfidën, duke krijuar raste të shumta për shënim. Lushkja zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa Bakayoko vulosi fitoren në fundin e takimit.

Ndeshja e kthimit Egnatia – Dinamo Minsk do të luhet më 31 korrik, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot