Dodaj nuk harron të mbështesë “zemrën e tij”

- Bota Sot

Dodaj nuk harron të mbështesë “zemrën e tij”

Vllaznia arriti të triumfojë mbrëmë ndaj Vikingur me përmbysje me rezultatin 2-1 në turin e dytë të Conference League.

Fitoren e shkodranëve e ka përjetuar edhe Kevin Dodaj.

Talenti 19-vjeçar i cili u prezantua dy ditë më parë te CSKA Sofia, ka reaguar në rrjetet e tij sociale.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka publikuar një fotografi në momentin e golit të Melos Bajramit.

Edhe pse tashmë ka nisur një aventurë të re në Bullgari, zemra e Kevin Dodajt mbetet në Shkodër. Sulmuesi 19-vjeçar ishte protagonist në ndeshjen e një jave më parë ndaj Daugavpils duke shënuar dhe asistuar.



Read it all at Bota Sot