Vladimir Iviq kërkon me ngulm Ramadanin

- Bota Sot

Vladimir Iviq kërkon me ngulm Ramadanin

Ylber Ramadani edhe pse konsiderohet si një lojtar kyç për ekipin e Lecces mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi salentin po përgatitet për të marrë një ofertë të rëndësishme për shërbimet e 29-vjeçarit, i cili është në krye të listës së dëshirave të teknikut të klubit Al-Ain.

Vladimir Iviq ka kthyer në prioritet të merkatos së verës blerjen e Ylber Ramadanit.

Kjo pistë nuk është e re për klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi për lojtarin është informuar edhe gjatë muajit janar.  

Kundër shitjes së Ramadanit është trajneri i Lecces, Di Francesco, i cili ka vetëm dy lojtarë në skuadër që mund të luajnë para mbrojtjes. Bëhet fjalë për francezin Pierret dhe shqiptarin Ramadani.

Trajneri italian nuk është në favor të shitjes së asnjërit, por nëse klubi i Leçe-s merr një ofertë të majme për shqiptarin atëherë transferimi do të kryhej.



Read it all at Bota Sot