FSHF organizon mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Champions League për vajza

- Bota Sot

FSHF organizon mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Champions League për vajza

Federata e Futbollit do të organizojë mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Champions League për vajza, i cili do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë nga 30 korriku deri më 2 gusht 2025.

Në këtë mini-turne marrin pjesë tre ekipe: ABB Fomget SK (Turqi), Neftçi (Azerbajxhan) dhe FC Kiryat Gat (Izrael).

Më 30 korrik në orën 18:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja mes ABB Fomget SK dhe Neftçi.

Fituesja e këtij takimi do të përballet në finale më 2 gusht në orën 18:00 me FC Kiryat Gat.

ABB Fomget SK ishte caktuar fillimisht si organizatore e ndeshjeve, por më pas është përzgjedhur Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë përsipër të gjitha detyrat organizative, në përputhje me rregulloret e UEFA-s.



Read it all at Bota Sot